Skemë mashtrimi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet Elvis Kosova. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se operacioni u krye nga komisariati nr. 1 në kryeqytet.

Po ashtu raportohet se një shtetas turk ka marrë një ‘Audi’ me qira në Gjermani dhe pasi ka ardhur në Shqipëri ia ka dhënë Kosovës dhe ka bërë kallëzim se ia kanë vjedhur pranë një hoteli te “Air Albania”. Elvis Kosova është personazh i njohur.

Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin Kosovës, dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi./BalkanWeb