Tarraca e zyrave të “Lobby Home” në zonën e Lundrës, u përfshi nga flakët ditën e sotme.
Mësohet se zjarri ka rënë në sistemet e kondicionimit.
Bëhet me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Dita