Asnjë infermier, mami, imazherist apo laborant nuk mund të punësohet në institucionet shëndetësore publike nëse nuk futet në listë pritje duke u regjistruar në portalin Infermierë për Shqipërinë.al.
Për këtë vit regjistrimi ka nisur tanimë, portali është hapur në datën 22 gusht dhe mbyllet në datën 5 shtator. Pas vlerësimit të dosjes së ngarkuar në portal kandidati i nënshtrohet edhe testimit të informatizuar.
“Për herë të parë i gjithë procesi është i dixhitalizuar. 30 Pikë i përmban vlerësimi i dosjes dhe 70 pikë i përmban testimi i informatizuar që zhvillohet nga Qendra shqiptare arsimore”, tha Jeta Deda, drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor.
Në ditët e para ka pasur një numër mesatar 500-600 aplikantë.
“Por nuk mund të aplikojnë në më shumë se tre njësi vendore”, tha ajo.
Në portalin Infermierë për ashpërinë do të publikohen edhe datat e testimit të informatizuar për të gjithë ata që do të futen në listë pritje për t’u punësuar nëpër qendra shëndetësore, poliklinika apo laboratorë mjekësore publike./TopChannel