Forcat e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Türkiyes, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake kanë realizuar trajnimin bazik për betejë në regjimentin e dytë të Forcave Tokësore.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Türkiyes, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nën udhëheqjen e instruktorëve turk është realizuar Trajnimi Bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore”, njoftoi ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Maqedonci falenderoi Türkiyen për mbështetjen e vazhdueshme që ofron për ngritjen e kapaciteteve të forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Republika e Türkiyes në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike”, njoftoi ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci./TRT