Norma e papunësisë e rregulluar sezonalisht në Greqi u rrit në korrik nga 9,5 për qind në qershor në 9,9 për qind, njoftoi Instituti i Statistikave Greke ELSTAT.
Në muajin e kaluar, shkalla e papunësisë ishte më e ulëta në 15 vitet e fundit.
Siç thuhet, numri i të papunëve në Greqi u rrit me 16,700 në muaj në 465,200 persona të papunë, dhe numri i të punësuarve ra me 46,300 në 4.29 milionë.
Shkalla e papunësisë së femrave është 12.5 për qind, ndërsa e meshkujve është 7.8 për qind.
Numri i personave nën moshën 75 vjeç që nuk marrin pjesë në tregun e punës, pra nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë, është rritur me 26900 në 3.08 milionë në muaj.
Instituti Grek i Statistikave njoftoi së fundmi se norma vjetore e inflacionit në Greqi në korrik u rrit nga 2.3 për qind e qershorit në 2.7 për qind.
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Greqi u rritën me 2.4 për qind nga viti në vit në korrik, duke u përshpejtuar në krahasim me 2.1 për qind të qershorit dhe çmimet e transportit me 3.5 për qind krahasuar me 3.2 për qind të qershorit.
Në të kundërt, çmimet e pijeve alkoolike dhe duhani u rritën me 0.8 për qind nga viti në vit, veshmbathjet dhe këpucët u rritën me 4.3 për qind dhe çmimet e shëndetësisë u rritën me 1.9 për qind, që në të gjitha rastet e përmendura paraqet një ngadalësim në krahasim me qershorin./Tema