Një vatër masive zjarri është shfaqur në tokat bujqësore të fshatit Lazarat, Gjirokastër.

Flakët mesditën e sotme përfshinë sipërfaqe me barishte duke çliruar një sasi të madhe tymi dhe smogu.

Në vendngjarje mbërritën 2 mjete zjarrfikëse me 5 efektivë dhe një mjet mbështetës. Zjarrfikësit punuan duke hedhur ujë për izolimin e zjarrit deri në shuarjen e plotë të tij.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e zjarrvënësit i cili dyshohet se mund të jetë pronari i tokës bujqësore./Tema