Kryeministri Edi Rama deklaron se mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm janë pajisur me tekstet shkollore falas për vitin shkollor 2024-2025.

Nga programi mbështetës i qeverisë përfitojnë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare si dhe mbi 12 mijë nxënës nga 16 kategori të grupeve më në nevojë në gjimnaze.

Programi i librave falas synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare në prag të vitit të ri shkollor.

Pajisja e nxënësve me libra falas realizohet përmes financimit nga buxheti i shtetit me një fond prej 9 milion euro./ata