Dy futbollistë kanë vdekur pasi janë goditur nga rrufeja gjatë një ndeshjeje në kontenë Kisii në Kenia perëndimore.

 

Zyrtarët thanë se shiu filloi të binte gjatë një ndeshjeje miqësore midis Manyansi FC dhe Gianchore FC, pas së cilës pati një goditje rrufeje. Dy futbollistë kanë ndërruar jetë, ndërsa dy janë dërguar në spital për shkak të plagëve të marra.

"Është e trishtueshme që ata vdiqën duke luajtur lojën që e donin më shumë. Ne u shprehim ngushëllimet tona familjeve," tha federata lokale e futbollit.

 

 

Gjithashtu, u bë apel për vendosjen e rrufepritësve në vende publike si shkollat ​​ku luhen ndeshjet.