Një 44-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi është kapur duke tregtuar mallra kontrabandë në dyqanin tij.

 

 

Eri Xhaferi banues në Durrës, u arrestua nga policia, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.Po ashtu është vënë nën hetim në gjendje të lirë shtetasi E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan paketa me cigare, pako me fishekzjarre, cigare elektronike dhe parfume, mallra këto të dyshuara të kontrabanduara.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë".