Futbolli shqiptar, veçanërisht kombëtarja, ka bërë hapa galopante gjatë viteve të fundit. Veç pjesëmarrjes për herë të dytë në Kampionatin Europian, këtë e tregon edhe ecuria individuale e futbollistëve shqiptarë, shkruan kështu A2 CNN.

Për herë të parë, në grupet e Champions League do të marrin pjesë gjashtë lojtarë të kombëtares shqiptare, raporton kjo media.

Më saktë, Asllani me Interin dhe Gjimshiti me Atalantën ishin të padiskutueshëm pasi këtu dy ekipe kanë kaluar direkt në fazën finale të Champions. Atyre iu bashkohen edhe Qazim Laçi e Intrit Tuci, të cilët u kualifikuan me Spartën e Pragës.

Mbrëmjen e së mërkurës, biletën për grupet e Champions e mori edhe Dinamo e Zagrebit, pjesë e së cilës është Arbër Hoxha.

Por është dhe mbrojtës Adrian Bajrami, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e ekipit të dytë të Benficës, por në tashmë dalë ngadalë po përfshihet në skuadrën e parë./TeSheshi