Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të hënën, datë 2 shtator në orën 17:00 seancën plenare për hapjen e Sesionit VII të Legjislaturës X.

Në njoftimin e publikuar nga Kuvendi thuhet se, “mbështetur në nenin 74, pika 1 e  Kushtetutës, dhe neneve 7, pika 6 dhe 42 pika e Rregullores së Kuvendit, Urdhëroj mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 2.9.2024, në orën 17:00”.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, do të çelë seancën me një fjalë përshëndetëse. Ndërsa në rendin e ditës së seancës plenare është parashikuar, miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25, 26 dhe 30 korrik 2024.

Po ashtu, pjesë rendit të ditës do të jetë dhe njoftimi për çështjet e depozituara në Kuvend. Sipas njoftimit, punimet do të vijojnë me fjalët e kryetarëve të grupeve parlamentare./ata