“Nuk mbaj mend”, ka qenë kjo kryefjala e mbledhjes së Komisionit Hetimor për Sterilizimit, ku i pari që është marrë në pyetje është Enkel Joti, drejtues në QSUT.
Pyetjeve të bëra nga kryetarja e Komisionit Albana Vokshi, Joti i është përgjigjur se nuk mban mend, pavarësisht se disa nga pyetjet ishin të bazuara në dokumente të firmosura nga vetë Joti.
Vokshi i ka kujtuar atij se duhet të thotë të vërtetat për sa kohë është nën betim.
Pjesë nga marrja në pyetje:
Vokshi: Auditimi i KLSH, ku institucion bëri disa vërejtje, mes tyre marrja e centralit të sterilizimit në përdorim. Gjetje e KLSH që pavarësisht se nuk theksohet në kontratë ju ia keni lënë koncesionarit pa qera, KLSH madje ka vënë edhe detyra në lidhje me këtë gjetje.
Kush janë hapat që keni marrë?
Joti: Ju keni marrë vetëm raportin e KLSH. Nuk di a keni marrë kontrollin e KLSH për zbatimin e rekomandimeve. Vënia pa qera ka qenë e parashikuar në kontratë. Çdo rekomandim i KLSH-së, kemi për detyrë ta zbatojmë.
Vokshi: Ka disa rekomandime që KLSH i ka gjetur në shkelje. Mungesa e qerasë është konsideruar dëm në buxhet. Është vetëm njëra. Nga kush kryheshin sterilizimet në QSUT?
Joti: Instrumentet sterilizoheshin nga Saniservice, në dijeninë time. Pyetjet janë teknike, nuk i mbaj mend detajet.
Vokshi: Keni ngritur problematike në mënyrë të vijueshme. Është për t’u vlerësuar që i keni ngritur këto problematikat, ke mi shkresat, pavarësisht se nuk po na i thoni sot. Jeni nën betim ju lutem të na i thoni. Bëhet për një opinion publik./BalkanWeb