Karta e Studentit së shpejti do të jetë një mbështetje për studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, duke lehtësuar barrën financiare për produkte e shërbime të ndryshme.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deputet i Qarkut Korçë, shkroi në rrjete sociale se, “një marrëveshje e re është nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, për të siguruar Kartën e Studentit”.
“Kjo kartë do të ofrojë tarifa të reduktuara dhe akses falas në shërbime të ndryshme në qytet, duke e bërë jetën e studentëve më të lehtë dhe më të favorshme”, tha Peleshi./ata