Në Rezidencën e Ambasadës Turke në Prishtinë është mbajtur pritje zyrtare me rastin e 30 Gushtit- Ditës së Fitores së Republikës së Türkiyes dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke.
Në pritjen e organizuar në rezidencën e ambasadës, të organizuar nga ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) njëherësh ministër i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) Özkan Ulutaş, deputetë nga KDTP-ja, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash, ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve turke dhe lokale në vend.
Ambasadori Angılı, i cili mbajti fjalimin hapës lexoi mesazhin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për Ditën e Fitores për 30 gusht.
"Ne po mobilizojmë të gjitha burimet tona për të ndalur konfliktet e vazhdueshme, shtypjen dhe masakrat në pjesë të ndryshme të botës, veçanërisht në Gaza. Ne qëndrojmë në krah të të shtypurve, pavarësisht nga identiteti apo besimi i tyre, apo pa pritur asnjë përfitim material", tha ai.
Ceremonia, e cila zgjati afërsisht një orë, u mbyll me një koktej rasti./aa