Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare mbahet javën e ardhshme Java Kulturore Hungareze.

Kështu në Sheshin Italia në kryeqytet do të mbahet Festë e Madhe Hungareze në 2 shtator.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se, më 2 Shtator, që përkon me hapjen e Javës Kulturore Hungareze, grupi folklorik Szinvavölgyi Néptáncműhely do të sjellë në kryeqytetin tonë një performancë që premton shumë gjallëri dhe emocion.

Szinvavölgyi Néptáncműhely spikat për ndjenjën jashtëzakonisht të zhvilluar të ritmit, improvizimin dhe lëvizjet energjike, të cilat do të krijojnë një atmosferë festive nën ritmin e kërcimit dhe notave muzikore.

Gonxhja fton qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nate dhe të festojnë nën ritmet e kërcimit hungarez.

Gjithashtu në Muzeun Etnografik Elbasan në shtator do të bëhet hapja e madhe e ekspozitës së artistit të njohur modern digjital, Péter Vanicsek, si pjesë e Javës Kulturore Hungareze.

Gonxhja fton qytetarët të përjetojnë veprat e tij novatore që ndërthurin teknologjinë me krijimtarinë dhe ofrojnë një perspektivë të re mbi artin digjital.

Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë javës, duke i ftuar të interesuarit të eksplorojnë dhe të shijojnë këtë ndërthurje të veçantë të artit dhe teknologjisë./ata