Shkencëtarët nga Universiteti Rice, në Houston të SHBA-së dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë zbuluar një mënyrë të re për shkatërrimin e qelizave kancerogjene përmes dritës infra të kuqe.

Kjo teknikë inovative vë në pah fuqinë e vibrimit të molekulave që nxitet nga rrezet infra të kuqe për t’i shkatërruar qelizat kancerogjene, duke ofruar shpresë të re në luftën kundër kancerit, raporton media  “BrighterSide”.

Ekipi i shkencëtarëve krijuan një lloj çekani me anë të disa molekula, të cilave ju referohen me termin “plasmone” të cilat kur vendosen në afërsi të dritës infra të kuqe, shpërndajnë vibrime në mënyrë të sinkronizuar, gjë që çon në shkatërrim të membranave të qelizave kancerogjene. Gjetjet, që u publikuan në “Nature Chemistry”, kanë treguar rezultat efektiv duke eliminuar 99 për qind të melanomave te minjtë në laborator./BalkanWeb