Deri në atë kohë, asnjë çift nuk ishte përfolur aq shumë e nuk ishte bërë fjali e çdo dite jo vetëm e showbiz-it shqiptar, por e të gjithë publikut. Historia që nisi nga një rrëfim i Donaldit në Big Brother, një takim pas ndarjes po aty, në sytë e të gjithëve, mori një vëmendje të jashtëzakonshme kur aktori i humorit pranoi të krijonte një lidhje tjetër brenda shtëpisë, edhe pse Borës i kërkoi që ta priste jashtë…
Më tej, e kotë të zgjatemi. Të gjithë e dinë si vijoi e gjitha ajo që tashmë është gati për një film. Po, një film që në titull intrigues: “5 herë jo”.
Në postimet e fundit në Instagram, Bora dhe Donaldi kanë ndarë projektin për të cilin po diskutoheshin prej disa kohësh.
“Ej, Miq!??
Një ngjarje e bukur për ne nis tani.
Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta.
Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.
Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit.
Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.
Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.
Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!?”.