Dentistja e njohur britanike Payal Bhalla ka paralajmëruar konsumuesit e kafes se pija e famshme ka në fakt efekt negativ në shëndetin e gojës duke njollosur dhëmbet e duke gërryer enamelin (veshjen e jashtme) e tyre.

Për të gjithë dashamirësit e kafes ajo shpjegon në serinë e këshillave të taredhës se kjo ndodh prej përmbajtjes së taninës, elementi kimik i kategorisë së bimës.

Payal Bhalla shpjegon më tej se natyra acidike e kafes mund të shkaktojë gërryerjen e enamelit të dhëmbëve dhe faunës së sistemit tretës. “Aftësitë e diuretike të kësaj pijeje të njohur tashmë, kontribuojnë në një gojë të thatë dhe reduktim të prodhimit të pështymës, cka sjell degradimin e dhëmbëve”, shton Bhalla.

“Pështyma luan rol thelbësor në neutralizimin e acideve dhe shpërlarjes së mbetjeve të ushqimit apo bakterieve të dëmshme”, thotë doktoresha, duke shtuar se kjo nxit gjithashtu atë që njihet si “era e keqe” e gojës.

Duke folur për rrjetin vendas Express, ajo shton se ekspozimi dhëmbëve ndaj taninës për një kohë të gjatë është i dëmshëm për shëndetin e tyre. “Tanina është ajo që i jep kafes ngjyrën e errët dhe ajo ngjitet në cipën veshëse të dhëmbëve, duke i njollosur e çngjyrosur ato”.

Diçka tjetër po aq ose më shumë e dëmshme, janë sheqernat ose ëmbëltuesit e shtuar artificiale me të cilët shoqërohet kafja. Bhalla paralajmëron: “Kafja gjithashtu ekspozon dhëmbët tuaj sheqerit ose zëvendësuesve të tij kimikë”.

“Kjo ushqen bakteriet duke nxitur ato të prodhojnë acide, në një kohë kur mjedisi ynë PH i brendshëm apo i gojës, duhet të jetë sa më alkalin (bazë).”

Për ata që ende nuk janë gati të heqin dorë nga kafja, Bhalla kishte një këshillë. “Kufizoni kohën e ekspozimit të dhëmbëve tuaj ndaj këtyre substancave. Shpëlani gojën pas pirjes së kafes për të neutralizuar aciditetin dhe largimit të substancave njollosëse. Ruani higjienën gojore dhe pastroni rregullisht dhëmbët”, shkruan rrjeti britanik The Mirror./OraNews