Një aksident ajror është regjistruar në Portugali, ku një helikopter, teksa po kthehej në bazë pas një operacioni për shuarjen e zjarreve është rrëzuar në rrethana të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, 5 persona kanë humbur jetën, të moshës 29-45 vjeç, ndërsa piloti ka shpëtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ka nisur një hetim për zbardhjen e incidentit të rëndë./GazetaShqiptare