Çdo shtator kryeqyteti bëhet gati për njërin prej eventeve më të rëndësishme kinematografike në vend, Tirana International Film Festival, i cili do të zhvillohet në datat 22-28 shtator.

Pas një pune të gjatë që prej tetorit 2023, duke përzgjedhur mes 3700 aplikimeve nga 110 vende të botës, lista zyrtare përmban 211 filma, nga të cilët 25 të metrazhit të gjatë dhe 186 filma të shkurtër.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhuar në vitin 2023-24 dhe do të jenë premiera kombëtare, duke përfshirë shumë premiera botërore, ndërkombëtare, europiane dhe rajonale.

Filmat do të shfaqen në Kinema Millennium, Qendra e Artit AGIMI dhe Liceu Artistik.

Këtë vit, seksioni i filmave RetrospectTIFF, i kushton një homazh të veçantë Marcello Mastroianni-t, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Një ikonë e kinemasë, Mastroianni la një trashëgimi të jashtëzakonshme duke sjellë personazhe të paharrueshme që ende inspirojnë breza të tërë.

Programi i veçantë do të përmbajë 4 filma të përzgjedhur nga karriera e tij. Ky program është mundësuar me kontributin e Istitutit Italian të Kulturës.

Një tjetër risi do të jetë pjesë e Panorama Competition, ku do të prezantohet një seksion të ri të quajtur TEENs, i cili do të sjellë 9 filma narrativë të krijuar për adoleshentët. Këta filma të veçantë do të shfaqen në Qendrën e Artit Agimi dhe janë prodhuar posaçërisht për këtë moshë delikate duke pasqyruar interesat e tyre./ata