Shqipëria U-19 do të luajë dy takime miqësore ndaj Turqisë në datat 6 dhe 8 shtator. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Izmit të Turqisë, teksa trajneri Julian Ahmataj ka bërë publike listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar.

Tekniku shqiptar do të ketë në dispozicion elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 7 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Bylis, Teuta, AF Elbasani dhe 13-të prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Udinese, Olympiacos, Empoli, US Cremonese, Parma, Lazio, Cesena, Sassuolo, ADO Den Haag, Genoa dhe Lecce.

Kombëtarja U-19 do të nisë grumbullimin direkt në Turqi më 2 shtator. Ndeshja e parë e kuqezinjve është programuar të luhet më 6 shtator në orën 16:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar të luhet dy ditë më vonë, më 8 shtator po në orën 16:00.

Dy testet miqësore ndaj Turqisë janë një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Më poshtë, edhe lista me emrat e lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-19:

Kombëtarja e moshave miqësore me Turqinë në prag të

/Dosja