Një palestinez u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin e ushtrisë izraelite me një mjet ajror pa pilot (UAV) në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA thuhet se Izraeli kreu sulm me një dron në qytetin Es-Sile al-Harisiye në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Në lajm thuhet se ushtria izraelite bastisi qytetin njëkohësisht edhe me dron ndërsa thuhet se një palestinez mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos nga sulmi.

Më 28 gusht, Izraeli njoftoi se ka nisur sulmin më intensiv dhe më gjithëpërfshirës, ​​të quajtur "Kampet Verore" që nga "Intifada e 2-të" në vitin 2002, në kampet e refugjatëve në qytetet Jenin, Tulkarm dhe Tubas në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ndërkaq, vazhdojnë sulmet në Jenin nga ushtarët izraelitë, të cilët u tërhoqën nga kampi i refugjatëve "Nur Shams" në Tulkarm dhe nga kampi i refugjatëve "Al-Faria" në qytetin Tubas.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, që nga 7 tetori 2023, kanë humbur jetën 681 palestinezë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze./aa