Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Irakut thirri përfaqësuesin e Iranit në Bagdad dhe i dorëzoi një notë proteste pas sulmeve me raketa balistike të Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) në Erbil.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare irakiane INA, MPJ-ja irakiane ka thirrur në ministri të ngarkuarin me punë të Iranit në Bagdad dhe i ka dhënë një notë proteste, duke dënuar ashpër sulmet në Erbil.
Në deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Administratës Rajonale të Kurdistanit në Irak (KRG) njoftohet se në sulmet e mbrëmshme të IRGC-së me raketa balistike në shumë vendbanime civile në Erbil kanë humbur jetën 4 civilë dhe janë lënduar 6 civilë tjerë.
Thuhet se biznesmeni irakian, Peşrev Dizeyi dhe foshnja e tij 1-vjeçare ishin mes njerëzve që humbën jetën në sulmet./aa