Liga Arabe njoftoi të shtunën se çështja palestineze do të jetë në krye të agjendës në takimin e rregullt të ministrave të jashtëm të organizatës më 10 shtator, raporton Anadolu.

Përpjekjet arabe po kryhen në fronte të shumta për të zgjidhur situatën në Rripin e Gazës, tha Jamal Rushdi, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, raportoi Cairo Neës.

Ministrat e jashtëm arabë takohen dy herë në vit dhe takimi i ardhshëm pritet të diskutojë të gjitha çështjet arabe.

“Megjithatë, për shkak të situatës aktuale, çështja palestineze do të jetë në krye të agjendës dhe do të jetë prioritet”, shtoi ai.

Ai theksoi se liderët arabë po ndërmarrin përpjekje për të parandaluar urgjentisht një përshkallëzim të konfliktit në Gaza dhe rajon, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ai theksoi se “situata humanitare në Palestinë po përkeqësohet, një situatë që nuk është parë askund tjetër në botë”.

Fuqitë e mëdha vazhdojnë të mbrojnë Izraelin, gjë që kërkon një përgjigje të fortë nga arabët”, tha Rushdi. /tesheshi.com/