Me Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia që zhvillohet nga 28 gushti deri më 7 shtator, të gjithë sytë janë te bota e argëtimit. Yje ndodhen në Itali këto ditë për të ndjekur premierat e filmave, si dhe për ndarjen e çmimeve të ndryshme të filmit.
Edhe pse filmat kanë një rol kryesor, në festival nuk mund të mungonin edhe paraqitjet mbresëlënëse të yjeve, të cilat i kompletuan me pamje unike. Disa të famshme u thanë po modeleve të flokëve ekscentrike, disa preferuan t'u qëndronin besnike opsioneve klasike, por të gjitha ishin të mrekullueshme.
Më poshtë kemi mbledhur yjet që ranë në sy falë pamjes së bukur./Tema