Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për provimet e Maturës 2023.

 

Sipas ministrisë, maturantët e shkollave të mesme por edhe atyre të shkollave profesionale do të kenë 4 provime.

 

Provimet do të nisin më 1 Qershor me provimin e detyruar të gjuhës së huaj, e cila mund të jetë një nga 6 gjuhët e huaja, Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht dhe Turqisht, kjo në varësi të gjuhës së huaj të parë që maturantët kanë bërë në gjimnaz.

 

Më 7 Qershor do zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë, ndërsa më 13 Qershor provimi i matematikës. Provimi i fundit do të jetë lënda me zgjedhje më 19 Qershor.

 

Për maturantët e gjimnazeve profesionale në këtë datë, pra më 19 Qershor do zhvillohet “Teoria profesionale”.

 

Maturantat quhen kalues nëse kanë marrë notën e përshkallzuar 4.50. Ata që nuk e kalojnë me sukses provimin duhet ta ripërsërisin provimin në sezonin e Vjeshtës.

 

Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se këtë vit matura shtetërore do të ketë risi rivlerësimin e testit. Kush ka pakënaqësi do mund të bëjë një kërkesë që testi i provimit të rikorrigjohet.

 

Ndërkohë që, maturantët të cilët do të garojnë në degën Mjekësi e Përgjithshme veç provimeve të maturës do t’i nënshtrohen dhe një provimi elektronik, i cili do të ketë 30% të pikëve.