Ambasadori i ri i Suedisë në Tiranë, Niklas Ström ka zgjedhur të shkojë me autobus në punë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ambasadori përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto në Instagram në një prej autobusëve të Tiranës, krahas të cilës shkruan:
“Shumë hapësirë në autobus për në punë”.
Me anë të këtij postimi ambasadori ka treguar që përdor transportin publik për të shkuar siç bëjnë dhjetëra qytetarë.
Ström u emërua më 30 gusht nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Gjatë këtij takimi, presidenti Begaj dhe ambasadori Ström vlerësuan të dy marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Suedisë dhe nënvizuan se sa të rëndësishme janë këto marrëdhënie për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.