Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, për të diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe SHBA.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Qeverinë Amerikane dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për ndihmën dhe ndërveprimin me Policinë e Shtetit.

Rrumbullaku nënvizoi mbështetjen që ICITAP po jep për vlerësimin e Akademisë së Sigurisë nga ekspertët e akreditimit të jashtëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit (IADLEST)./ata