Në Holandë, pas shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, edhe në shkollat fillore është ndaluar përdorimi i celularëve me arsyetimin se shpërqendron nxënësit dhe ndikon negativisht në rezultatet e provimeve.

Sipas lajmeve në mediat lokale, Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës ka vendosur që nga fillimi i javës të ndalojë përdorimin e celularëve gjatë mësimit në shkollat ​​fillore.

Pas vendimit, nxënësit do të lejohen të përdorin celularët vetëm në mësimet përkatëse për qëllime mësimore ose në raste të jashtëzakonshme si arsye shëndetësore ose paaftësi fizike.

Vendimi, i cili u mor me arsyetimin se celularët shpërqendrojnë nxënësit dhe ndikojnë negativisht në rezultatet e provimeve, tashmë është në zbatim në shkollat e mesme të ulëta dhe të larta.

Me përfshirjen e shkollave fillore në ndalim, përdorimi i celularëve u ndalua në të gjitha shkollat ​​në mbarë vendin.

Ndalimi, i cili zbatohet në Greqi, Itali dhe rajonet frëngjishtfolëse të Belgjikës, pritet të jetë në rend dite edhe në Gjermani./aa