Një anije iraniane mallrash është fundosur në ujërat territoriale të Kuvajtit ndërsa janë gjetur trupat e tre nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të Iranit, Mehr News, Nasser Pesende, drejtori i përgjithshëm i Sigurisë Detare dhe Mbrojtjes së Organizatës së Porteve dhe Detërave, ka njoftuar se anija e mallrave "Ara Bahter Yek" është fundosur në ujërat territoriale të Kuvajtit.

Duke thënë se incidenti ka ndodhur më 1 shtator, Pesende ka deklaruar se kanë kontaktuar Qendrën Operacionale të Kërkimit dhe Shpëtimit Detar të Kuvajtit sapo kanë marrë lajmin dhe se menjëherë më pas ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi.

Sipas tij, në bord gjendeshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit, shtetas të Iranit dhe Indisë, ndërsa janë gjetur trupat e tre prej tyre dhe po vazhdojnë kërkimet për tre të tjerët.

Zyrtari iranian ka thënë se informacione të detajuara në lidhje me incidentin do të publikohen më vonë./aa