Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti me ceremoni zyrtare presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili ndodhet në Türkiye për vizitë.
Automjeti i presidentit al-Sisi u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan sipas protokollit.
Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale, para presidentit Erdoğan dhe presidentit sl-Sisi u bënë 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.
Presidenti egjiptian më pas përshëndeti trupën ceremoniale. Në ceremoni kishte edhe flamujt dhe ushtarët që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.
Erdoğan dhe al-Sisi i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet, pozuan për gazetarët duke u takuar përpara flamujve të Türkiyes dhe Egjiptit.
Presidentët Erdoğan dhe al-Sisi kaluan më pas në takimin kokë më kokë.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, Ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, Kreu i Komunikimeve Presidenciale, Fahrettin Altun, Drejtori për Çështjet Administrative i Presidencës, Hakkı Susmaz, Kreu i Industrisë së Mbrojtjes në Presidencë, Haluk Görgün, Kreu i MIT-it, Ibrahim Kalın dhe kryekëshilltari i Presidentit për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Akif Çağatay Kılıç, si dhe Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin./aa