Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore.

 

Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës.

 

Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

 

ARRSH këshillon të tregohet kujdes gjatë drejtimit të mjetit, të pëdoren goma dimërore dhe zinxhirë në zonat malore, të ulet shpejtësia, respektohet sinjalistika dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.