Një 34-vjeçar u arrestua gjatë një ndjekjeje në Athinë për tentativën e vrasjes së një biznesmeni në Mykonos në vitin 2020.

 

Gati tre vjet pas rrahjes brutale të biznesmenit të njohur në Mykonos, Florios Asimomytis, 34-vjeçari shqiptar që dyshohet se është autori i sulmit brutal është arrestuar.

 

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për A.N., i cili u arrestua më 25 qershor 2023, së bashku me një tjetër shqiptar, pas një incidenti në qendrën tregtare Attica.

Nga hetimi që pasoi arrestimin, rezultoi se 34-vjeçari, më datë 21.09.2020, në orën 21:00, kishte shkuar në zonën Tourlos të Mykonos, jashtë shtëpisë së biznesmenit, ku dhe e ka sulmuar.

 

Viktima po dilte nga makina e tij kur i akuzuari e goditi duke përdorur një levë hekuri, duke e lënduar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

 

Më pas ai u largua në këmbë ndërsa departamenti i Mykonos ngriti një çështje për tentativë vrasje.

Sipas burimeve policore, biznesmeni është thirrur dhe e ka njohur autorin e sulmit ndaj tij si 34-vjeçarin.