Një rrufe ka dëmtuar një hark 1700-vjeçar pranë Koloseut të Romës, duke bërë që disa blloqe mermeri të bien në tokë. Një stuhi e rrëmbyeshme të martën dëmtoi disa pjesë nga Harku i Kostandinit, një strukturë e lashtë rreth 20 metra e lartë.
Punëtorët nga Parku Arkeologjik i Koloseut në Romë u panë duke rikuperuar blloqet e rënë ditën e sotme. Në një deklaratë, organizata tha: Puna e rikuperimit nga teknikët ishte në kohën e duhur. Punëtorët tanë mbërritën menjëherë pas goditjes së rrufese. Të gjitha fragmentet u gjetën dhe u siguruan.
Stafi u ngrit gjithashtu me një vinç në majë të harkut për të vlerësuar shkallën e dëmit.
Struktura u ngrit në vitin 315 pas Krishtit për të festuar fitoren e perandorit Konstandin mbi Maxentius pas betejës së urës Milvian. E njëjta stuhi rrufeje që shkaktoi dëmet ka rrëzuar edhe pemë dhe ka përmbytur rrugët në kryeqytetin italian./Dosja