Parlamenti i Ukrainës ka emëruar Andrii Sybiha si ministrin e ri të Punëve të Jashtme të vendit.

Sybiha do të zëvendësojë në këtë detyrë Dmytro Kuleba, i cili kishte udhëhequr ministrinë e jashtme që nga viti 2020.

Të mërkurën Presidenti Volodymyr Zelensky filloi riorganizimin më të madh të roleve qeveritare që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë.

Sybiha ka qenë më parë zëvendës-shefi i shtabit për Zelenskyn.

Burime pranë zyrës së presidentit i thanë Politico se Sybiha është “një diplomat i fortë, me shumë përvojë dhe ka punuar me partnerë ndërkombëtarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.”/vizionplus.tv