Këngëtarja Adele këmbënguli në vendimin e saj për të qëndruar larg këndimit dhe skenës për një kohë tepër të gjatë. Me lot në sy, ajo i tha publikut në një koncert të fundit: Pas kësaj, nuk do t'ju shoh për një kohë tepër të gjatë dhe do t'ju mbaj në zemrën time për sa kohë do të jetë pauza.
Raportimet thonë se partnerët e saj u përpoqën t'i ndryshonin mendjen, duke i ofruar qindra milionë dollarë për të vazhduar turneun. Por Adele nuk u tundua nga paratë dhe refuzoi.
Këngëtarja 36-vjeçare ka ende disa shfaqje në Las Vegas, por pas kësaj, ajo nuk ka në plan të qëndrojë gjatë në industrinë e muzikës. Vendimi i saj duket se është përfundimtar, edhe pse ju ofruan plot 200 milionë dollarë për të shtuar edhe disa data të tjera./Dosja