Pritjes i vjen fundit. Kombëtarja shqiptare prej ditësh ka zhvilluar stërvitje intensive, ku ditën e sotme do të luajë ndaj Ukrainës.

Në “Epet Arena” të Pragës do të përballen mes tyre dy ekipet. Gjithçka do të startojë në orën 20:45.

Një duel mjaft i rëndësishëm dhe pritet të jetë spektakolarë, ndërsa është i vlefshëm për ndeshjen e parë të Nations League. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren në transfertë për të nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim.

Në këtë transfertë nuk pritet të mungojnë as tifozët shqiptarë, të cilët priten të jenë në një numër të konsiderueshëm. Tashmë tifozët kuqezi janë lojtari i 12-të i Kombëtares shqiptare dhe si të tillë do të mbeshtesin “djemtë” tanë në “Epet Arena”./Tema