Chermen Valiev dhe Islam Dudaev dy mundësit medalistë që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024″, morën sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj çelësat e apartamenteve të reja, 2+1, në kryeqytet, sikurse u ishte premtuar.

“Si drejtues i bashkisë dhe i Klubit Sportiv Tirana, kjo është një medalje jo aq e vlefshme sa të tjerat, por është një ogur i mirë që të martoheni, të shumoheni dhe të prodhoni më shumë kampionë të tjerë”, tha Veliaj.

“Do të takohemi pa u mbyllur shtatori edhe për Zelimkhanin, të cilin gjithashtu duam ta shohim banor të Tiranës. Besoj se si fillim (apartament 2+1), për të filluar një familje të re është një lajm i mirë dhe Zelimkhani do na bashkohet shumë shpejt”, shtoi Veliaj./ata