Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur sot se disa nga shkollat e vendit po rinovohen me parimin dhe standardet evropiane të eficiencës energjetike.
Balluku informoi se MIE dhe Agjencia për Eficiencën e Energjisë kanë një plan të plotë për projekte të ngjashme në vazhdim, duke garantuar ambiente mësimore optimale për fëmijët kudo në Shqipëri.
Balluku përcolli edhe një mesazh urimi për nxënësit në ditën e parë të shkollës dhe një falënderim për çdo punonjës të sistemit arsimor, për punën e palodhur dhe kontributin e çmuar që japin çdo ditë në edukimin e brezave të rinj.
“Çdo mësues i këtij vendi ka të gjithë mirënjohjen tonë, teksa çdo ditë përpiqemi të bëjmë më të mirën për të garantuar kushte më të mira për arsimimin e fëmijëve tanë”, tha ajo.
Sot, vuri në dukje Balluku, Shqipëria në çdo cep të saj, ka shkolla të reja apo të rikonstruktuara sipas standardeve më të larta, me klasa, laboratorë e ambiente rekreative, por sot disa nga shkollat anembanë vendit po rinovohen me parimin dhe standardet evropiane të eficiencës energjetike./ata