Banka e Shqipërisë bën të ditur se, raporti i kredive me probleme zbriti në muajin korrik në nivelin 4.68% nga 4.7% që kishte qenë për qershor.
Një vit më parë ky tregues ishte në nivelin 5.28%.
Sipas BSH-së, në fund të muajit korrik portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 798.3 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 13.3%.
Ndërkohë, gjatë pjesës së parë të viti 2024, ekonomia shqiptare ndodhet në një situatë ku po ndërthuren ulja e inflacionit poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë me rritjen e shpejtë të kreditimit.
Nga ana tjetër, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në rritjen e ofertës për kredi që ka impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit./ata