Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” çdo fillimviti shkollor shënon dhe fillimin e një viti të ri të programit të edukimit të muzeut, me vizita, punëtori e aktivitete të tjera.
Përmes tyre ky institucion shfrytëzon koleksionin “Marubi” për stimulimin e kreativitetit në trajtimin e materialit fotografik, si një pikënisje për ndërtimin e historive të tjera.
“Marubi” si edhe më parë, do të ketë një program që i drejtohet cikleve të ndryshme të edukimit, që nga parashkollorët tek universitarët.
Por, risia e këtij viti do të jenë një sërë aktivitetesh me pjesëmarrje të lirë për grupmosha të ndryshme për të cilat muzeu fton të gjithë artdashësit të bëhen pjesë e tyre.
Me këtë rast Muzeu “Marubi” ndau në rrjetet sociale punime arkiv nga punëtoria “Marubi Coloring Book”, shtator 2016./ata