Kryetari i grupit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha ankimoi sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, vendimin e marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mos regjistrimin në zgjedhje të PD-së së drejtuar nga Berisha.

 

Pas hedhjes së shortit relator për shqyrtimin e kësaj kërkese ankimore u caktua Ledio Braho.

 

Objekti i ankimit në kërkesën drejtuar KQZ-së është kundërshtimi i vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Nr. 172 datë 14.03.2023. Ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhje për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.