Një 54 vjeçar i shpallur në Lezhë i shpallur në kërkim për mashtrim, është arrestuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë Gëzim Prenga, i cili kishte mashtruar qytetarë në qytete të ndryshme të vendit duke u marrë shuma parash me premtimin që do t’i pajiste me kupona për blerje karburanti me çmim të favorshëm.

Ndaj tij rezultonin aktive 4 masa sigurie “Arrest me burg”, të caktuara nga gjykatat Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 - 120.000 lekë të rinj.

 

Pas verifikimeve të bëra, rezultoi se 54 vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë në e fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit.