Një ceremoni mortore u mbajt në Nablus të Palestinës, me pjesëmarrje zyrtare dhe civile për aktivisten turke Ayşenur Ezgi Eygi, e cila u vra nga ushtarët izraelitë në qytetin Beita të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Trupi i Eygi u mor nga spitali "Rafidiye" në Nablus me pjesëmarrjen e aktivistëve të solidaritetit ndërkombëtar, palestinezëve, konsullit të përgjithshëm të Türkiyes në Kuds, ambasadorit İsmail Çobanoğlu, guvernatorit të Nablusit, Gassan Daglas dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Trupi i Eygi-t u nxor nga spitali mbi supe i shoqëruar me tekbire dhe slogane.

Palestinezët mbanin fotografinë e Eygi-t me flamuj palestinezë dhe një banderolë me mbishkrimin "Gjaku i saj shtroftë gurët e lirisë, prehu në paqe mikja jonë". Edhe forcat palestineze të sigurisë e vendosën trupin e Eygi-t në ambulancën ku do të transferohej, me një ceremoni zyrtare të shoqëruar nga një bandë.

Shtetasja turko-amerikane, Ayşenur Ezgi Eygi (26) humbi jetën pasi u qëllua në kokë si pasojë e zjarrit të hapur nga një snajper izraelit gjatë një proteste anti-pushtuese të mbajtur më 6 shtator në qytezën Beita në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar./aa