Laguna e Burtintit duket të jetë në krye të listës sa i përket përkeqësimit të gjendjes së ujërave.

Një monitorim i fundit në këtë lagunë del në përfundimin se kemi përkeqësim të gjendjes trofike duke kaluar nga cilësi mezotrofike në vitin 2022 në cilësi eutrofike në vitin 2023.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit raporton se problematika shfaqet me përmbajtjen e Cd dhe Pb nё ujërat e Lagunave Karavasta, Nartё dhe Butrint, duke i klasifikuar ujërat e tyre me cilësi tё dobët.

“Monitorimi është realizuar në një stacion kampionimi me dy thellësi dhe përkatësisht 0 m dhe 5 m thellësi ku temperatura e ujit varion nga 21.9 – 24.3°C dhe oksigjeni i tretur i matur in – situ rezulton 5.6 – 7 mg O/l ku dëshmon që ujërat nuk janë të pasura me oksigjen. Kjo lagunë është zonë e cila përdoret për kultivimin e midhjeve.

Vlera mesatare e transparencës së matur është 1.6 m dhe referuar këtij treguesi vlerësojmë se cilësia është mezotrofike. Nevoja kimike për oksigjen është vlerësuar në vlerë mesatare 24 mg O/l dhe siç vihet re nga grafiku vlera mesatare vjetore e klasifikon lagunën me cilësi eutrofike. Gjithashtu edhe vlerat e nevojës biokimike për oksigjen e klasifikojnë Lagunën e Butrintit me cilësi eutrofike./BoldNews