Në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ku ishte i ftuar sipërmarrësi Rezart Lahi, moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo kanë bërë disa llogari që tregojnë edhe shifrat mesatare që shpenzohen për ditën e parë të shkollës në Shqipëri.

Në listën e çmimeve mesatare, kosto e ditës së parë të shkollës ka dalë 120 euro.

Vetëm çanta për ditën e parë të shkollës kushton 40 euro, ndërsa portofoli i mbushur me materialet e nevojshme për fëmijët shkon rreth 20 euro mesatarisht. Të gjitha fletoret që i nevojiten fëmijëve për fillimin e shkollës shkojnë rreth 15 euro. Stilolapsat kushtojnë 5 euro, ndërsa plastelina rreth 1 euro mesatarisht.

Mjetet didaktike kushtojnë 10 euro mesatarisht. 2 euro kushtojnë fletoret e punës dhe të vizatimit, ndërsa mbështjellëset e letrave shkojnë rreth 10 euro mesatarisht.

Sa i përket produkteve të higjenës personale dhe atyre të ushqimit, kostoja ritet edhe më shumë. 2 euro shkojnë për higjenën ndërsa 10 euro për termusin e ujit. Gjithashtu kontenitori i ushqimit shpenzon mesatarisht 5 euro. Ne total të gjitha këto shpenzime të një fëmijë për ditën e parë të shkollës shkojnë mesatarisht 120 euro./TopChannel