Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, diskutuan për situatën në Rripin e Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme egjiptiane thuhet se në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura në kryeqytetin Kajro mes Abdelatty dhe Borrellit u diskutua për situatën në rajon, kryesisht zhvillimet në Gaza.
Ndërkohë vihet në dukje se nuk është dhënë informacion i detajuar për përmbajtjen e takimit.
Borrell gjatë vizitës në pikën kufitare Rafah, të cilën e vizitoi për herë të parë dje si pjesë e kontakteve të tij në Egjipt, deklaroi se ndihma e ofruar ishte "një pikë në oqean" në krahasim me nevojat në Gaza si dhe bëri të ditur se nuk kishte asnjë vullnet politik për të bërë më shumë.
Borrell pritet të marrë pjesë në mbledhjen e 162-të të Këshillit të Zakonshëm të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe që do të mbahet sot në Kajro./aa