Një ceremoni lamtumire u organizua sot për ekuipazhin e misionit hapësinor Axiom-3, duke përfshirë astronautin e parë turk në hapësirë, Alper Gezeravcı, përpara se ekipi të largohej nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Është paraparë që ekuipazhi të largohet nesër nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, ndërsa udhëtimi për në Tokë do të zgjasë 12 orë.

Ulja e planifikuar, pritet të zhvillohet në një prej 7 pikave potenciale të uljes që ndodhen në Oqeanin Atlantik në lindje të Floridës të SHBA-së dhe në perëndim të Gjirit të Meksikës.

Misioni Ax-3 u nis më 18 janar nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, Florida, me një raketë Falcon 9 të kompanisë private hapësinore SpaceX dhe u ankorua me Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më 19 janar.

Ekuipazhi ishte përgjegjës për kryerjen e mbi 30 eksperimenteve shkencore.

Pikënisja e udhëtimit turk në hapësirë

Gezeravcı, duke folur në ceremoni, tha se misioni i tij paraqet pikënisjen e udhëtimit hapësinor të Türkiyes.

"Unë u ndjeva vërtet i nderuar dhe i privilegjuar që isha pjesë e këtij ekipi të madh këtu", tha ai, duke shtuar: "Unë do të doja të bëja vlerësimin tim më të thellë për ekuipazhin e ekspeditës".

Ai tha gjithashtu se i është mirënjohës Türkiyes për vendimin për të hyrë në "misionin hapësinor me ekuipazh"./aa