Të paktën 197 persona humbën jetën dhe 128 të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tajfuni Yagi, që goditi Vietnamin të shtunën, njoftoi sot Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të këtij vendi.
Yagi, tajfuni më i fortë që ka goditur Azinë këtë vit, zbarkoi në bregun verior të Vietnamit të shtunën dhe u nis drejt perëndimit, duke goditur kryeqytetin Hanoi me stuhi dhe shira të dendur, raportoi Xinhua.
Stuhia goditi gjithashtu provincat e tjera përgjatë lumit të Kuq, duke rrëzuar një urë të hënën.
Autoritetet nisën një fushatë për të mbledhur donacione për të prekurit të martën, dhe pothuajse 17 milionë dollarë janë mbledhur që nga nisja dhe numërimi i nismës.
Qeveria vietnameze ka akorduar 200 ton oriz nga rezerva kombëtare dhe fonde shtesë për 14 provincat e prekura për të ndihmuar popullsinë lokale ndërsa punon për riparimin e dëmeve, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe rivendosjen e shërbimeve bazë.
Një tajfun goditi Tajlandën të mërkurën, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë qindra të bllokuar pasi misionet e shpëtimit u penguan nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Në Filipine, të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e tajfunit dhe në Kinë, dy persona./EuroNews