Moti pritet që të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim ku edhe temperaturat do të ulen ndjeshëm. Reshjet e shiut priten të rikthehen të premten, ku në disa zona do të jenë të shoqëruara me breshër dhe temperaturat do të jenë te uleta. Moti në fundjavë paraqitet po i njëjti, ku priten reshje të forta shiu të shoqëruara me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Po ashtu edhe fillimi i javës së ardhshme pritet që të ketë një mot me reshje shiu dhe ulje temperaturash. Ndërsa pritet që moti të kthjellohet të mërkurën, por temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta.

Moti i keq ka “gjunjëzuar” edhe Greqinë, ku stuhia e fortë “Atena” që ka goditur Atikën ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe janë bllokuar rrugët kryesore. Mediat greke paralajmërojnë për përkeqësim të situatës.

Mediat greke paralajmërojnë për përkeqësim të situatës./Lexo